Lajmet e fundit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar që të shuhen tri ministri dhe të njëjtat t’i bashkohen ndonjë dikasteri brenda institucioneve të vendit.
Ai ka thënë për Indeksonline se s’ka nevojë të ekzistojë Ministria e Dialogut, e Diasporës si dhe ajo e Integrimeve.
Sipas tij të gjitha këto mund të fokusohen në një drejtori të veçantë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të funksionojnë shumë mirë.