Lajmet e fundit

Nënkryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se partitë politike duhet të ulen qoftë në Kuvend apo edhe jashtë Kuvendit që të gjejnë një zgjidhje, por, sipas tij, problemi është se nuk ka vullnet për ta tejkaluar këtë situatë. Sipas tij, kjo krizë ka një kosto të rëndë politike për Kosovën, veçanërisht në marrëdhëniet e Kosovës me botën.
“Duke e marrë parasysh statutin që e ka Kosova, gjendjen ekonomike që e ka Kosova, dhe pretendimet që i ka Kosova, mendoj që të dyja palët, pozita dhe opozita duhet të ndërmarrin hapa konkretë, jo me letra, jo me komunikim përmes mediave, por të ulen, të bisedojnë edhe për këto dy marrëveshje”, ka deklaruar Haliti në një prononcim për “Zërin”.