Lajmet e fundit

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti ka vlerësuar se Kosova nuk ka krizë parlamentare por sipas tij shumica po pengohet nga pakica ta bëjë punën e saj.
Ai për Epoka e re ka deklaruar se seancat duhet të mbahen dhe se opozita duhet që nëpërmjet debatit t’i bindë deputetët e pozitës dhe qytetarët e vendit se ka të drejtë.
Haliti është shprehur kundër mbajtjes së referendumit dhe zgjedhjeve të reja. Sipas tij, askund në botë nuk mbahen zgjedhjet pse pakica është e pakënaqur me shumicën.
“Ne nuk kemi krizë parlamentare. Nuk dua tash të jap leksione, por krizë parlamentare është kur pozita nuk i ka 51 për qind të votve në Kuvend. Në këtë kontekst do të duhej të jepte dorëheqje kryeministri dhe të zgjidhej një kryeministër tjetër me një kabinet të ri qeveritar. Ne i kemi 2/3 e votave në Kuvend, kurse përafërsisht 1/4 e deputetëve po përpiqet të paraqesë se në Kuvend ka krizë, por në Kuvend nuk ka krizë qeveritare”, ka thënë Haliti.