Lajmet e fundit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar se ai nuk ka kërkuar asnjëherë ndërhyrjen e policisë së Kosovës, ndërsa tha se nuk është befasuar nga Vetëvendosje, sepse ata deklarimet për bllokim i kishin publike.
“Ata janë deklaruar publikisht që do ta pamundësojnë mbajtjen e seancës, nuk ka qenë ndonjë sekret as befasi, të gjithë e kanë ditë”.
“Nuk është e vërtetë që kam kërkuar ndërhyrjen e policisë”.
“Unë po them që deputetët e Kuvendit të Kosovës për t’u garantuar punën dhe angazhimet, kur ju pamundësohet, duhet të gjindet rrugë për punë”.
“As kush mos ta vejë në përgjegjësi as kryetarin e Kuvendit e as kryesinë”, ka deklaruar Haliti.