Lajmet e fundit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë folur për vendimin e Listës Serbe që të kthehet në Kuvend.
“Ne si deputetë u kemi bërë thirrje që të kthehen. Ky është Parlamenti i Kosovës dhe ata janë deputetët, ata duhet t’i mbrojnë interesat e qytetarëve që i kanë votuar”, ka thënë Haliti, pas mbledhjes së kryesisë, ku ka qenë i pranishëm edhe Slavko Simiq – kryetar i Listës Serbe, njofton Klan Kosova.
“Shpresoj se edhe ata ta kuptojnë se janë në Kosovë dhe duhet të punojnë bashkë me neve përfshirë edhe ushtrinë”, ka shtuar Haliti.
Ai ka folur edhe për koalicionin qeverisës PDK-LDK, duke pohuar se nuk e di a do të ketë zgjedhje të parakohshme
“Nuk kam dëgjuar për probleme në koalicion, është në dorën e atyre që mund të flasin në emër të partive, Mustafa dhe Veseli”.
“Nuk e di a do të ketë zgjedhje të parakohshme”, ka përfunduar Haliti.