Lajmet e fundit

Për vite më radhë e pati shef partiak, njofton Klan Kosova.
Por, ky raport që kishte me Hashim Thaçin nuk po i pengon Xhavit Halitit ta kundërshtojë një ide të presidentit të Kosovës për të arritur marrëveshje me Serbinë.
Nënkryetari i Kuvendit është kundër idesë që me Beogradin të bisedohet për kufijtë.
Sipas tij me qasjen që kanë në dialog Kosova e Serbia nuk do të arrijnë ndonjëherë ujdi.
Për demarkimin e kufirit me Serbinë, ai thotë se duhet të ndodhë, dhe i njëjti të votohet edhe në Serbi kur ata të njohin pavarësinë e Kosovës.
Kronikë nga Mejreme Gashi