Lajmet e fundit

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti u është përgjigjur akuzave nga deputeti i LDK-së Anton Quni, i cili ka thënë se Haliti ka keqpërdorur fonde gjatë luftës.
Haliti nga foltorja e Kuvendit ka thënë se ka pasur raporte me Ibrahim Rugovën, me Bujar Bukoshin me Bujar Mehmetin me Shaqir Shqirin, e Anton Kolën, duke thënë se me të gjithë ka biseduar herët e deri të themelimi i fondit kombëtar, e deri te prishja e fondit nga Bujar Bukoshi dhe Ali Aliu- që kanë qëndruar në fondin e 3 për qindëshit.
Ai ka thënë se "e njeh mirë edhe fondin e Qeverisë së Kosovës, por nuk dëshiron t’i analizojë këto gjëra.“