Lajmet e fundit

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie ka thënë se “Qeveria bëhet kur të bëhen votat”.
Haliti duke folur për largimin e AKR-së nga koalicioni LAA ka deklaruar se është problem i Pacollit nëse bën një marrëveshje me PAN-in ose jo, njofton Klan Kosova.
Ai nuk ka dhënë detaje nëse ka një marrëveshje konkrete mes AKR-së dhe PAN-it por ka thënë se shumë shpejt do të ketë lajme të mira duke mos specifikuar se për çfarë lajmesh bëhet fjalë.
Sipas tij, në takimin e sotëm është diskutuar për organizimin e brendshëm të PDK-së.
PDK kishte thirrur mbledhjen e Kryesisë pas takimit të sotëm mes kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa ku pas këtij takimi u tha se AKR-ja ndan rrugët me koalicionin LAA dhe se më nuk kanë asnjë marrëveshje kontraktuale mes tyre.