Lajmet e fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se disa herë i është kërcënuar jeta, madje nga njerëz të afërt, por që kurrë nuk i ka dorëzuar këto të dhëna, pasi e kanë vrarë shpirtërisht.

Xhavit Haliti, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe UÇK-së, tani nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në Zona B të Baton Haxhiut ka folur për rrugëtimin e tij deri sot.
Haliti ka thënë se shumë herë i është kërcënuar jeta për arsye të veprimtarisë së tij kombëtare, anti-regjim, njofton Klan Kosova.
"Krahas rreziqeve që kam kaluar dua të them që një meritë të veçantë për mundësinë që më është dhënë, ta jap atë çfarë di dhe mundem i falënderoj shokëve të mijë që ma kanë besuar detyrën".
"Sa i përket kundërshtarëve të atëhershëm të Lëvizjes Popullore të Kosovës, ndoshta si njëri nga protagonistët që kam qenë shumë aktiv në atë kohë, në ballë të demonstratave, aksioneve e tubimeve, ndoshta Serbia ka menduar se duke goditur tre personazhe njëherit do të dëmtojë rezistencën kombëtare".
Më tutje, nënkryetari i Kuvendit ka thënë se e di edhe kush ka planifikuar vrasjen e tij, por që nuk i ka drorëzuar ato informata në organet gjegjëse.
"E di saktë kush ka qenë protagonisti, kush e ka planifikuar vrasjen time".
"Këto nuk i kam dorëzuar sepse janë shumë persona që më kanë “vrarë” shumë më kanë goditë shpirtnisht, janë njerëzit e mi që kemi jetuar bashkë kemi ngrënë bashkë. Burimi është në Beograd". /klankosova.tv