Lajmet e fundit

Analisti Fisnik Halimi e cilësoi të mirë debatin për Vushtrrinë mes Ferid Idrizit dhe Xhafer Tahirit në Magazina Lokale, njofton Klan Kosova.
Duke folur në Analiza Lokale në Klan Kosova, Halimi tha s’është faji i asnjërit prej kandidatëve që janë në garë për komunën e Vushtrrisë, që Kosova është e varfër e Vushtrria poashtu.
“Mendoj se çështja e ujërave të zeza duhet të jetë çështje e Qeverisë së Kosovës, mendoj që në asnjë moment me këto buxhete të arrijmë t’i fusim ujërat e zeza në nëntoka”.
“Më pëlqej mbrojtja e Tahirit kur u sulmua rreth çështjes së jurispudencës, ishte i përgatitur dhe u mbrojt aty ku askush s’mund të mbrohej sepse askush s’do të mbrohej me fakte në emision dhe kjo ishte një pikë thyese e debatit”.