Lajmet e fundit
"Komuna e Prishtinës edhe sot e kësaj dite nuk ka Hartë Zonale Komunale siç parashihet me ligj. Prandaj, unë si Kryesues i Kuvendit nuk nënshkruaj Vendime të cilat vlerësohen si të kundërligjshme nga MMPH"

Ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Halim Halimi, ka thënë se Shpend Ahmeti gënjeu kur deklaroi që ai e ka bllokuar Planin Rregullativ për Kodrën e Trimave.
Ai ka theksuar se vendimi i marrë për miratimin e këtij plani është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi, ndaj ka vendosur të mos e nënshkruajë.
Dje, Shpendi me akuzoi ne Klan Kosova ne debat me Arbanin, qe une po e bllokoj Planin Rregullativ per Kodren e Trimave.
Kjo eshte nje genjeshter e madhe e radhes e tij.
Shpend Ahmeti sapo më akuzoj mua që unë jam fajtori për mos nënshkrimin e Planit Rregullativ të lagjes Kodra e Trimave.
Mos manipuloni me qytetarët e Lagjes Kodra e Trimave ngase Vendimi i KK Prishtinë Nr.01-350/05-0118238/17 dt:19.05.2017 për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm , Kodra e Trimave , 2017-2025 , sipas shkresës së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i dt:12.06.2017 është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Pos tjerash Vendimi është në kundërshtim me nenin 17 paragrafi 7 të Ligjit nr. 04/L-174 për Planifikimin Hapësinor meqenëse përveq në Planin zhvillimor Komunal duhet të jetë i bazuar edhe në Hartën Zonale Komunale.
Komuna e Prishtinës edhe sot e kësaj dite nuk ka Hartë Zonale Komunale siç parashihet me ligj.
Prandaj, unë si Kryesues i Kuvendit nuk nënshkruaj Vendime të cilat vlerësohen si të kundërligjshme nga MMPH.