Lajmet e fundit

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetare të Ferizajt Sibel Halimi, ka publikuar një fotografi së bashku me kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës Përparim Rama.
Halimi me anë të një shkrimi ka reaguar ndaj raportimeve që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka dhënë leje Ramës dhe asaj që të jenë kandidat në këto dy qytete.
Kjo për shkak se u tha që Përparim Rama kishte aplikuar me letërnjoftim të UNMIK-ut kurse ajo nuk ishte banore e Ferizajt.
Ajo tha se sa herë që po bëhen bashkë ata po sulmohen.
"Saherë po qëllojmë bashkë, po na sulmojnë? E ne, veç po forcohemi e po buzëqeshim! Nga 17 tetori, Prishtina e Ferizaj do të jenë n'duar t'sigurta✌".