Lajmet e fundit

Politikologu, Fisnik Halimi, ka thënë se kandidatët për Kryetar të Prishtinës nuk kanë program, por vetëm zotime, njofton Klan Kosova.
“Realisht, Prishtina po garon me dy koncepte të cilat janë të gabuara për Prishtinën vetë”, tha Halimi në Analizën Lokale të Klan Kosoës.
“Shpend Ahmeti është i sfidueshëm”, vijoi ai, duke thënë se një kundërkandidat serioz do ta sfidonte Ahmetin seriozisht në këtë garë.
Sipas Halimit, Prishtinës i duhet qasje tjetër dhe projekte të tjera, dhe se duhet pasur më shumë ambicie për të.
“Sa i përket programeve, asnjëri prej kandidatëve nuk kanë program”, pohoi Halimi, duke thënë se ata kanë vetëm zotime.
“Realisht, do të kisha dëshiruar tjera ambicie për Prishtinën”, tha mes tjerash ai.