Lajmet e fundit

Sociologia Sibel Halimi po deklaron që Partia Demokratike e Kosovës po përpiqet të modernizojë partinë në bazë të emrave fillestarë që kanë paraqitur si kandidatë për deputetë në listën e saj.
Halimi gjithashtu përmend faktin e bashkëpunimit të subjekteve, në raport me shoqërinë civile, njofton Klan Kosova.
''Është mjaft sfiduese edhe pa program t’i shohim ku në bazë të profileve të tyre arrin një konkluzion të caktuar e që nuk është e drejtë për secilën parti''.
''Te PDK për dallim nga partitë tjera, vetëm na u futën në skenë, me prezantimin e programit ekonomik''.
''Po përpiqen që pavarësisht që ju mungon kryesuesi i listës, kanë filluar të merrën drejtpërsëdrejti të merren me çështjen e fushatës dhe prioritizimin e çështjeve të cilat po përpiqen me i vë në fokus''.
''Për dallim të partive të tjera, lista në fillim është një përpjekje për modernizim të partisë, megjithatë këto figura japin një profil ndryshe prej grave të partive të tjera. Vijnë edhe nga shoqëria civile edhe nga fakultete të ndryshme''.
''Ajo çka është interesante që vlen për të gjitha partitë tjera që kanë pasur më shumë se një mandat, është bashkëpunimi me shoqërinë civile''.