Lajmet e fundit

I pari i Asamblesë së Komunës së Prishtinës që vjen nga radhët e LDK-së, Halim Halimi, po kërkon që pozita e opozita të gjejnë mirëkuptim për funksionimin e punës së Asamblesë.
Derisa opozita po kërkon nga kryetari Shpend Ahmeti që të shkarkojë drejtorin e Urbanizmit Liburn Aliu, në mënyrë që t’i shqyrtojnë propozimet e urbanizmit, Halimi ka propozuar që kryetari Ahmeti të ulet së bashku me opozitën e të pajtohen.