Lajmet e fundit

Vetëdorezimi i Ramush Haradinajt në gjykatë, ishte një nga shtysat kryesore që e beri veprimtarin Halil Matoshi t’i bashkohej AAK-së.
Ai ka thënë që veprimi i Haradinajt ishte madhor, përderisa e cilësoi të parin e AAK-së si njeri besnik të popullit të Kosovës.
“Veprimi i Ramush Haradinajt, dorëzimi në gjykatë, ishte vepër madhore dhe ishte inspirim për mua për t’iu bashkuar AAK-së. Jam me Haradinajt sepse jam ithtar i punës dhe punëtorit. AAK-ja nuk e kupton pushtetin si qëllim, mirëpo si mjet për të ofruar shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë, integrim etj” ka thënë Halil Matoshi në një intervistë në Analizën Zgjedhore të Klan Kosovës.
Tutje Matoshi ka thënë që AAK-ja i ofrohet koncepteve dhe bindjeve të tija politike dhe se është në këtë parti me qëllim të përafrimit dhe gërshetimit të këtyre ideve.
Ndërsa partinë kundërshtare, LDK-në, ai e cilësoi si aset kombëtar megjithatë pati kritika për lidershipin e kësaj partie.
“LDK-ja vlen si aset kombëtar i këtij vendi, nuk kam ndonjë vërejte në këtë aspekt. Mirëpo kam vërejtje në mënyrë se si lidershipi i saj e trajton oponencën brenda partisë dhe si i trajton kundërshtarët e saj politik” ka thënë Halil Matoshi, njofton Klan Kosova.