Lajmet e fundit

Këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka njoftuar se do të jetë kandidat për deputet në listën e koalicionit AAK-PSD.
Ai ka kërkuar votën e qytetarëve dhe tha se mbron kauzën e Haradinajt për shtetin 100 për qind, njofton Klan Kosova.
Matoshi shkroi se është i vetëdijshëm për gabimet që kanë bërë por se ato nuk janë të dëmshme për shtetin.
Ja statusi i plotë:
Po, do të hyj në garë elektorale ??
Referendum në mbrojtje të Atdheut tonë!
Qytetare dhe qytetarë të Republikës sonë!
E kam mbrojtur me pasion, rendin e saj kushtetues dhe simbolik edhe kur m’kanë sha e denigru, turmat nervoze e t’zemrueme. E kam mbrojtë këtë Republikë pa u lëkundë, në ditët e saj të kqia dhe të mira!
Dhe kam me i dhânë dashuni e besnikëri deri në frymën e fundit!
Nuk kam një Atdhe rezervë.
Si këshilltar politik i Kryeministrit Ramush Haradinaj, i kam shërby kauzës së tij për shtetin 100%, sepse ai pati të drejtë!
Edhe kur e mori bekimin e James Mattis, Sektetarit amerikan të Mbrojtjës me e kriju ushtrinë e Kosovës, edhe kur u tha jo ideve për copëtimin e Kosovës.
Me taksën 100% ai ia riktheu dinjitetin shqiptarit të Kosovës
Do të ta kërkoj votën tuaj si kandidat për Deputet të Kuvendit të Kosovës!
I vetëdijshëm se kemi bâ edhe gabime, por jo aso qe e dâmtojnë shtetin, tânsinë territoriale dhe sigurinë e vendit.
Me besim se kam me bâ ma t’mirën për Ju dhe Kosovën e 17 shkurtit, si e vërteta e parë dhe sublime, projekt i përhershëm dhe shtet unik e i pacënueshëm.
Për konceptin 100% shtet të Ramush Haradinajt dhe AAK-së, për Kosovën e fortë e me shumë miq!
Votoni opsionin fitues me 6 tetor, 100% me Ramushin.