Lajmet e fundit

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, po akuzohet për nxitje lufte, për shkak të testimeve të fundit të bombës bërthamore.
Kështu të paktën ka thënë e dërguara e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Nikki Haley, e cila në tikimine djeshëm emergjent, në Këshillin e Sigurimit në New York, tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut ''po kërkon luftë'', e Amerika sipas saj nuk do dicka të tillë por durimi krahas kërcënimeve të tilla nuk është i pakufizuar, transmeton Klan Kosova.
SHBA do të paraqesë një rezolutë të re të OKB-së pak kohë për të ashpërsuar sanksionet.
Kina, aleati kryesor i Veriut, ka bërë thirrje për një kthim në negociata dhe Zvicra ka ofruar të ndërmjetësojë.
Ndërkohë flota e Koresë së Jugut zhvilloi të martën stërvitjet detare të fluturimit të gjallë, duke paralajmëruar se nëse Veriu i provokoi ata, "ne do t'i vrasim menjëherë dhe do t'i varrosim në det", njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.
Ky reagim vjen një ditë pasi ushtria e Jugut simuloi një sulm me raketa në vendin e provës bërthamore të Veriut.