Stafi i bankës Santander dhe '30 milionë' klientë janë hakuar. Hakerët po përpiqen të shesin atë që ata thonë se është informacion konfidencial.
Siç raporton BBC, përcjell Klankosova.tv, hakerët i përkasin të njëjtës bandë që këtë javë pretendoi se kishte hakuar Ticketmaster.
Banka – e cila punëson 200,000 njerëz në mbarë botën, duke përfshirë rreth 20,000 në Mbretërinë e Bashkuar – ka konfirmuar se të dhënat janë vjedhur.
Santander ka kërkuar falje dhe ka bërë të ditur se "Asnjë të dhënë transaksioni, as ndonjë kredenciale që do të lejonte kryerjen e transaksioneve në llogari nuk përmbahen në bazën e të dhënave, duke përfshirë detajet bankare në internet dhe fjalëkalimet."
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.