Lajmet e fundit

Blac Chyna në një prononcim të saj ka thënë se ajo është "e shkatërruar" pasi pa pëlqimin e saj, Rob Kardashian, postoi fotografi intime të saj në mediat sociale.
Në intervistën e saj të parë që prej përplasjes, ajo shtoi: "Unë kam qenë e shkatërruar, natyrisht’’.
"Unë jam si, si mund dikush, si mund të postojnë këto fotografi të mia? Dhe unë jam si 'Wow, okay', përfundon Blac në prononcimin e saj, transmeton Klan Kosova.
Tutje Blac Chyna tha se Rob ishte një person që i ka besuar shumë, por ajo pohon se është tradhtuar pasi ai i publikoi fotografitë e tashmë ish-të dashurës së tij.
Vëllai i të famshmes Kim Kardashian, i biri i të ndjerit Robert Kardashian, postoi figura të zhveshura dhe mesazhe grafike të ish-të fejuarës së tij javën e kaluar dhe i ndau ato disa herë në Instagram.
Hakmarrja pornografike ka qenë e paligjshme në Kaliforni që nga viti 2013 dhe Kardashian mund të përballet me akuza penale, sipas ekspertëve ligjorë, transmeton Klan Kosova.