Lajmet e fundit

Hakerët të cilët dyshohet se operojnë në Kinë, kanë arritur të kenë akses në të dhëna të ndjeshme të shërbimeve inteligjente amerikane dhe personelit ushtarak, kanë deklaruar zyrtarët amerikanë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Dyshohet se sulmi kibernetik, mund t’u japë hapësirë keqbërësve që t’i shantazhojnë punonjësit e institucioneve të sigurisë amerikane ose familjet e tyre.
Hakerët i kanë sulmuar të dhënat personale në Zyrën e Menaxhmentit të Personelit. Në kushte anonimiteti, zyrtarët amerikanë kanë thënë për Associated Press, se sulmuesit kanë pasur në shënjestër format e sigurisë amerikane dhe të dhënat për personelin ushtarak.