Lajmet e fundit

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, thotë se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
“Unë jam përqendruar në Euro 2020”, ka thënë ai në një intervistë, raporton Calciomercato, transmeton KlanKosova.tv.
Kontrata e Calhanoglut i skadon më 30 qershor dhe Milani i ka ofruar një kontratë të re prej katër milionë euro në vit.
Ai i ka lënë pezull bisedimet e kontratës dhe tha se nuk ngutet për të ardhmen e tij.
“Milani është i veçantë për mua, ne jemi përsëri në Ligën e Kampionëve, kjo është gjë e shkëlqyeshme për ekipin”, tha 27-vjeçari për Fotomac.
“Unë nuk kam vendosur ende për të ardhmen time dhe nuk dua të flas për këtë tani, dua vetëm të përqendrohem në Euro 2020”.
Juventus është ndër klubet e interesuara në nënshkrimin e organizatorit të lojës ku i ka ofruar një kontratë prej pesë milionë euro në vit.
Calhanoglu iu bashkua Milanit para katër vjetëve për 23 milionë nga Bayern Leverkusen.
Turku në këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe 12 asistime.