Lajmet e fundit

Banorët e Fshatit Hajvali kanë protestuar të dielën lidhur me punimet e lëna përgjysmë në infrastrukturën rrugore dhe atë të kanalizimit në këtë zonë.
Ata po ankohen për lokacionin e pusetave të cilat qëndrojnë të hapura dhe sistemin e gypave të kanalizimit.
Sipas banorëve, kompania e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës për përmirësimin e infrastrukturës rrrugore dhe të ujësjellësit ka dëmtuar rrugën aktuale, ku si pasojë e kësaj shumë banorë kanë pësuar lëndime nga pusetat e hapure, mirëpo ka pasur edhe dëmtime të makinave.