Lajmet e fundit

Banorët e Hajvalisë nuk po mund ti vazhdojnë punimet në lagjen e tyre për shkak të disa problemeve pronësore. Kjo pasi që e tërë lagja po dyshohet që është shitur për të dytën herë.
Ndërkohë, blerësi i dytë, Ajet Aqifi, ka paditur të gjithë banorët pasi që po kërkon që të ja lirojnë vendin. Avokati i tij Florim Shefqeti, ka treguar se pala e tij i përmban të gjitha dokumentacionet.
Ndërkaq seanca e fundit gjyqësore është mbajtur në vitin 2014, por nga gjykata treguan se shumë shpejt do të merren përsëri me këtë problem.
Punimet që po bëhen në këtë lagje po ndërpriten vazhdimisht nga inspektorati dhe nga policia.
Kronikë e përgatitur nga Mërgime Taraku: