Hajnat kanë vjedhur bizhuteri indiane në vlerë prej miliona funtash në pikë të ditës në një ekspozitë në pallatin e Venedikut, transmeton Klan Kosova.
Një karficë zbukurimi dhe një palë vathë janë marrë nga koleksioni i famshëm Al Thani në pallatin e Doge në Venecia të mërkurën.
Kjo vjedhje ka ndodhur në ditën e fundit të ekspozitës që zgjati katër muaj e që kishte 270 objekte që datonin që nga koha e Perandorisë Muhgal.
Edhe pse policia kishte ndërhyrë menjëherë, hajnat ishin përzier me turmën dhe ishin larguar.
Bizhuteritë e vjedhura ishin prej ari, platini dhe diamanti, ndërsa siç njoftoi policia vlera e tyre ishte miliona euro.
https://www.youtube.com/watch?v=9X5H0daruEo
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.