Lajmet e fundit

Shtëpia e këngëtarit Chris Brown është sulmuar në mëngjesin e hershëm të ditës së mërkurë.
Tre burra te armatosur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e Brown, brenda së cilës gjendej tezja e tij, së cilës ia kanë drejtuar armën në fytyrë dhe e kanë urdhëruar që të hyjë brenda në një dollap.
Më pas ata kanë vjedhur para dhe gjëra të tjera të vlefshme nga shtëpia dhe kanë ikur.
Chris në ato momente ndodhej në një klub natë në Hollywood.
Sipas burimeve të policisë, hajnat e kanë targetuar shtëpinë duke e ditur se i përket këngëtarit Chris Brown.
Sipas TMZ-së thuhet se kur ata kanë folur me tezen e tij, i kanë treguar se e dinin që Chris ishte pronar i shtëpisë, transmeton Klan Kosova.