Një shtetas i Malit të Zi ka njoftuar policinë se dy persona të panjohur ia kanë vjedhur naftën nga mauna që ishte duke e drejtuar, dhe më pas edhe e kanë rrahur.
Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe për këtë është dërguar për trajtim mjekësor.
Të dyshuarit pas veprës penale janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime”, thotë më tej policia në raport, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.