Lajmet e fundit

Bashkëpunimi i paralajmëruar edhe më parë nga Gold Ag dhe Duda, do të publikohet nesër në orën 20:00, njofton Klan Kosova.
Këtë lajm e konfirmoi Ariani (Gold Ag) nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke pyetur : “Sa po e pritni”.
“Hajde” titullohet projekti më i ri muzikor i dyshes së famshme.
Gold Ag këtë vit solli mjaft bashkëpunime, por pothuajse njejtë po vepron edhe Duda, pasi që ai pak javë më parë publikoi një me Capital T.