Lajmet e fundit

Haiti ka nisur tri ditë zie kombëtare për ata që u vranë nga Uragani Matthew, i cili shkatërroi gjithçka në jug të vendit.
Të paktën 900 persona besohet se kanë vdekur. Dhjetëra mijëra shtëpi janë shkatërruar dhe afër 350.000 njerëz kanë nevojë për ndihmë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Matthew vazhdoi fuqishëm deri në brigjet jug-lindore të SHBA-së, duke vrarë 10 persona.
Kjo ka shkaktuar përmbytje, ndërprerje të shumta të energjisë dhe dëme në ndërtesa në Florida, Gjeorgji dhe Karolinën e Jugut dhe Veriut.