Lajmet e fundit

Justin Bieber duket që nuk e ka bezdi të shpenzojë për Hailey Baldwin, kjo pasi unaza e fejesës është mjaft e madhe.
Dyshja janë parë në Nippers Bar & Grill në Bahamas, një ditë pas propozimit të Bieber. Bukuroshja modele nuk hezitoi ta shfaqë unazën e fejesës, që është mjaft e bukur dhe duket të jetë tejet e çmuar.
Sipas raportimeve të TMZ Bieber u ul në gjunjë dhe i propozoi Baldwin natën e së shtunës, përderisa çifti po shijojnë pushimet në një resort në Bahamas.