Lajmet e fundit

Ajo ka thënë tutje se lidhja e saj me 24 vjeçarin Justin Bieber është lidhja e saj e parë serioze, transmeton Klan Kosova.
“Unë jam dikush që asnjëherë nuk kam qenë në një lidhje serioze. Të kalosh nga kjo në një lidhje serioze është e çuditshme”.
“Unë kam qenë gjithmonë shumë e pavarur, të mësohesh ta ndash jetën me dikë tjetër është diçka shumë interesante. Është shumë ndryshe”.
Hailey dhe Justin janë martuar në muajin shtator në Manhattan derisa ata kanë edhe plane për një martesë me rite fetare por e kanë shtyrë një gjë të tillë derisa ky i fundit t’i tejkalojë problemet me shëndetin mendor.
Këngëtari kanadez kohëve të fundit ka kërkuar ndihmë për ta trajtuar depresionin.
Ai është mbështetur vazhdimisht nga bashkëshortja e tij derisa së fundmi është raportuar se problemet e tij nuk kanë të bëjnë asgjë me martesën e tij.