Lajmet e fundit

Hailey Baldwin ka folur në lidhje me thashethemet e përhapura për një lidhje të mundshme në mes saj dhe këngëtarit të “5 Seconds of Summer”, Luke Hemmings.
Modelja 18 vjeçare thuhet se është parë duke mbajtur duart me Luke-n 19 vjeçar në muajin e kaluar, por ajo e ka mohuar ketë gjë, transmeton Klan Kosova.
“Unë kurrë nuk kam dal me Luke-n”, shkroi Hiley në Twitter në natën e premte, postim të cilin ajo e ka fshirë tani.
Megjithatë, thuhet se Luke tani është në lidhje me yllin e Instagramit Arzaylea.