15.09.2017 · përditësuar para 3242 dite1 min lexim
Komisioneri europian, Johannes Hahn, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është treguar tepër i guximshëm me thirrjen për dialog të brendshëm me Kosovën, njofton Klan Kosova.
Hahn deklaroi se fillimi i një “debati të brendshëm është i rëndësishëm për të ardhmen europiane të Serbisë”.
Politikani nga BE-ja që po qëndron në Serbi është shprehur i bindur se një numër i madh njerëzish do të marrin pjesë në këtë debat delikat, por sic ka thënë të domosdoshëm.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.