Komisioneri evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, e ka paralajmëruar Turqinë që Bashkimi Europian mund t’i ngrijë bisedimet për pranim të Turqisë, nëse masat që po ndërmerren nga ky vend pas grusht shtetit të dështuar e cenojnë sundimin e ligjit.
“Përderisa qëndroj prapa mendimit se që nga përpjekja për grusht shtet masat që janë marrë kanë qenë jo proporcionale, unë duhet të shoh fakte bardh e zi lidhur me mënyrën se si po trajtohen njerëzit”, i ka thënë Hahn të përditshmes gjermane Sueddeutsche Zeitung.
“Dhe nëse ekzistojnë edhe dyshimet më të vogla se trajtimi është jo i duhur, atëherë pasojat do të jenë të pashmangshme”, ka thënë ai.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.