Lajmet e fundit

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, të mërkurën në mbrëmje do të arrijë në Shkup, ndërkaq të enjten do të ketë takime me partitë politike.
Nuk përjashtohet mundësi që Hahn, të takohet edhe me presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov.
Kjo është vizita e parë nga zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit në këtë vend.
Herën e fundit, eurokomesari qëndroi në Shkup në muajin tetor të vitit të shkuar.
Porosia e fundit nga Brukseli është se BE pret formim më të shpejtë të Qeverisë së gjerë dhe mundësi të kushteve për punë të Prokurorisë Speciale, njofton Portalb.mk.