Lajmet e fundit

Situata e mediave në Ballkan është përkeqësuar. Ky është përfundimi i raportit të prezantuar sot në Bruksel nga Komisioni Europian gjatë konferencës “Speak up 3”, për lirinë e medias në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Raporti për lirinë e mediave u paraqit nga eurokomisionari Johanes Hahn.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek dha një mesazh për politikanët e Ballkanit nga kjo konferencë dukë thënë se, “ata duhet të mësojnë të jetojnë me kritika”.
Duke folur për situatën në Turqi, eurodeputetja Lunacek theksoi: “Ne nuk do të heshtim mbi shkeljet e të drejtave të njeriut para dhe pas zgjedhjeve atje. Të drejtat e njeriut nuk janë gjëra që fshihen nën qilim”./Shekulli.al