Lajmet e fundit

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, Johannes Hahn, tha sot se Serbia është në çdo rast një rast i veçantë, për shkak të pozitës qendrore në Ballkan, dhe lidhur me atë se jep një kontribut të rëndësishëm në procesin e Berlinit, e cila shërben për realizimin e projekteve të përbashkëta në rajon.
Ai në një intervistë për të përditshmen vjeneze "Standad" ka thënë se Serbia në shumë fusha mund të jetë shtysë për tërë rajonin.
"Por ju nuk mund ta injoroni gjendjen emocionale të qytetarëve. Në Shkup duhet të bashkëpunojmë për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, gjë që edhe dot a bëjmë. Edhe një Bosnje e Hercegovinë gjërat po përparojnë. Dinimika është e mirë" shtoi, transmeton Klan Kosova.
I pyetur se a ekziston rrezikut, për shkak të krizës aktuale që blloku të humb vendet e Ballkanit për shkak se askuish nuk do të që të pranojë anëtar të rinj, ai vuri në dukje se ka brenga tek vendet kandidate pas referendumit të Britanisë së madhe.