Lajmet e fundit

Instituti prestigjioz holandez, “Clingendael Institute”, është përgatitur për ligjëratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Kreu i shtetit kosovar për pak minuta pritet t’i drejtohet shumë përfaqësuesve shtetëror, diplomatëve, gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Thaçi do të mbajë një ligjëratë me temën “Vizioni, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”, ku më pas do të ketë një bashkëbisedim dhe debat më të pranishmit.
Pas ligjëratës, ai do të marrë pjesë në promovimin e librit “Neë State, Modern Statesman” i shkruar nga gazetarët britanik, Roger Boyës dhe Suzy Jagger.
Atje tashmë kanë arritur kopjet e para të librit, të cilat autorët bashkë me Thaçin pritet t`i shpërndajnë.