Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja, ka thënë se kujtimi për mjeshtrin Hadi Shehu është i përjetshëm.
Vllahinja përmes një statusi në Facbook ka thënë se Hadi Shehu na e ka "kultivuar shpresën".
"Të gjithë neve mbajmë mend vitet e rënda të '90-ve. Në fëmijëri, rini dhe jo vetëm, edukoheshim me prodhime filmike, pesha sociale, historike dhe artistike e të cilave edhe sot është aktuale, është model dhe vlerë në të njejtën kohë.
Një ndër të cilat, edhe drama "Era dhe lisi", kryevepër, falë kolosëve të mëdhenj, në mesin e tyre edhe Hadi Shehu.
Nga sot nuk e kemi në mesin tonë.
Por kujtimi për mjeshtrin është i përjetshëm. Falemnderit që na e kultivove shpresën!
Ngushëllime familjarëve, artistëve, miqëve dhe të gjithë bashkëkombësve... Shpirti i tij pushoftë i qetë në paqe", ka shkruar Vllahinja në Facebook.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.