Lajmet e fundit

“Kur ne lojtarët ulemi dhe bisedojmë, nuk flasim vetëm për futbollin. Të gjithë e rrëfejnë historitë e veta. Ata që nuk ishin në Kosovë gjatë luftës, i dëgjojnë historitë e atyre që ishin në Kosovë”.
“Ne dëgjojmë se si bashklojtarët tanë kishin ecur bjeshkëve për të ikur kur ishin fëmijë të vegjël. Kanë ecur dy deri në tre ditë, derisa të shtënat kanë krisur përreth tyre”.
“Është gjë emocionuese sepse e kupton që edhe familja jote, xhaxhallarët dhe kushërinjtë tuaj janë përballur me të njëjtën gjë”.
“Kur dalim për të ngrënë, ata nuk na lënë të paguajmë. Stërvitja është si aheng. Njerëzit shikojnë dhe e lëshojnë muzikën. Nuk mund ta parafytyroj sa mirë do të ishte sikur të kualifikoheshim në Euro 2020”.
klankosova.tv