Erling Haaland ka kritikuar ashpër skuadrën e tij, Manchester Cityn dhe e ka quajtur humbjen 3–1 ndaj Bodo Glimt të turpshme në një intervistë brutale.
“Ne bëmë maksimumin, por është e qartë që diçka mungon. Unë marr përgjegjësi të plotë, bashkë me Rodrin, Tijjanin; ne lojtarët me përvojë. Nuk dua të fajësoj askënd, por duhet të marrim më shumë përgjegjësi, sepse në fund të fundit kjo nuk është e mjaftueshme. Ne jemi Manchester City. Nuk mund të sillemi kështu dhe të mos fitojmë ndeshje. Nuk mund të jetë kështu. Thjesht kërkoj falje ndaj të gjithëve, ndaj çdo tifozi të Man Cityt, çdo tifozi që udhëtoi në Bodo, sepse në fund të fundit është e turpshme.”
Pas humbjes në Norvegji, City renditet në vendin e 7-të në fazën e ligës në Champions teksa të mërkurën e ardhshme e mbyll këtë pjesë të kampanjës me ndeshjen ndaj Galatasaray në shtëpi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.