Lajmet e fundit

Fituesja e çmimit Oscar ka thënë se asaj i pëlqen të kalojë kohë me dy fëmijët e saj, vajzën 14 vjeçare Apple dhe djalin 12 vjeçar Moses.
Aktorja e njohur është e fokusuar edhe në biznesin e saj për shëndetin dhe stilin e jetës, Goop, që është shndërruar në një biznes me vlerë 250 milionë dollarë.
“Kam këtë kompani të jashtëzakonshme, e dua rolin tim aty por më së shumti ekipin tim. I dua të gjitha sfidat që vijnë me këtë biznes. Çdo ditë e imja është shumë sfiduese por unë ndihem shumë e motivuar dhe e entuziazmuar për këtë rrugëtim timin”.
“Është një kohë shumë e mirë në jetën time – unë jam martuar me një djalë shumë simpatik në muajin shtator, ju e dini”, ka thënë tutje Paltrow.
Aktorja ka kurorëzuar dashurinë e saj me regjisorin Brad Falchuk me një dasmë shumë intime në Hamptons.
Më herët, Gwyneth Paltrow ishte e martuar me Chris Martin për 11 vjet para se ata të ndaheshin në vitin 2014.
Derisa ajo është fokusuar në fëmijët e saj, martesën e re dhe biznesin, Paltrow duket se është larguar pak nga aktrimi.
“Asnjëherë nuk kam thënë se nuk do të merrem më me aktrim. Ajo çfarë kam thënë unë është se Goop është pasioni im me orar të plotë dhe të qenit drejtoresha ekzekutive e Goop është ajo që bëj unë çdo ditë, gjithë ditën”.
“Megjithatë, kur më vjen shansa e duhur dhe më përshtatet me jetën time që rrotullohet rreth fëmijëve dhe Goop, mund të aktroj por për momentin nuk jam e fokusuar ta bëj këtë me orar të plotë”.