Gwyneth Paltrow ia ka shprehur dashurinë bashkëshortit të saj Brad Falchuk, në ditëlindjen e tij.
Aktorja 46-vjeçare hyri në Instagram për ta uruar burrin 48-vjeçar me një mesazh dashurie, transmeton Klan Kosova.
“Është ditëlindja jote, por me të vërtetë ndihem sikur ti je dhurata. Jo vetëm për mua, dhe për Izzy e Brody, por për të gjithë ne që jemi me fat që të njohim dhe të duam”, shkroi ajo.
“Ti je diamanti im, personi im i preferuar për të ngrënë, për të udhëtuar. Ti je një mik i vërtetë. Jam aq e lumtur që ke lindur. Të dua shumë”, përfundoi aktorja.
https://www.instagram.com/p/Buezi7kB9Ib/?utm_source=ig_embed
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.