Lajmet e fundit

Gwyneth Paltrow ka thënë se ish i dashuri i saj Chris Martin është si vëlla për të.
Ajo këtë deklaratë e ka bërë gjatë paraqitjes së saj në programin “The Today Show” ku ka folur edhe për lidhjen jo fort të zakonshme që ajo ka me ish të dashurin e saj.
“Ai është si vëlla për mua. Unë jam shumë e afërt me të. Jemi si një familje. Edhepse nuk jemi në një lidhje romantike, ne jemi një familje e vërtetë dhe bëjmë gjëra për njëri tjetrin ashtu si edhe për fëmijët tanë” ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.
Gwyneth dhe Chris janë ndarë në vitin 2014 pas 10 vjetësh që kishin qenë së bashku.
Aktorja e njohur ka bërë të ditur se periudha e ndarjes ishte shumë e vështirë dhe shumë emocionale për të gjithë familjen.
Martin kohëve të fundit ka folur për revistën Rolling Stone ku gjithashtu ka deklaruar se ai ka një divorc të çuditshëm.
Çifti ka dy fëmijë.