Lajmet e fundit

Këngëtarja Gwen Stefani e këngëtari Blake Shelton, nuk janë fejuar ende mirëpo një burim i Us Ëeekly ka thënë se ata po planifikojnë të martohen.
“Ata kanë filluar të planifikojnë për martesë. Ata veçse janë takuar me planifikuesit e dasmës”, ka thënë ky burim.
Ky burim gjithashtu është shprehur se këngëtarët po shpresojnë të martohen brenda këtij viti. Meqë jemi në nëntor atyre iu kanë mbetur shumë pak ditë deri tek dasma, transmeton Klan Kosova.
Ata kishin konfirmuar lidhjen e tyre gjatë vitit 2015, pak kohë pasi Stefani ishte ndarë nga bashkëshorti.