Lajmet e fundit

Guvernatori i rajonit të Luhanskit, Serhiy Haidai ka thënë se tërheqja e trupave të Severodonetsk është e mundur.
"Në Severodonetsk, një pjesë e qytetit tashmë është nën kontrollin e ushtrisë ruse. Disa ditë më parë ata thanë se kishin pushtuar të gjithë qytetin, por nuk është kështu. Ne i kemi djemtë tanë, ata po luftojnë. Pra, rusët nuk janë në gjendje të përparojnë lirisht”.
Ai gjithashtu tha se i gjithë territori i mbetur nën kontrollin e Ukrainës është duke u granatuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Unë nuk mendoj se ka një rrezik rrethimi të Severodonetsk. Një tërheqje e trupave mbetet e mundur në Lysychansk. I gjithë territori i mbetur nën kontrollin e Ukrainës është duke u granatuar”, shtoi ai.