Lajmet e fundit

Gurët e çuditshëm “petoskey” janë të përbërë nga mbetjet e fosilizuara të koraleve të rrudhosura të llojit Hexagonaria percarinata, të cilat para rreth 350 milion vjetësh mbulonin tokën e shtetit te sotëm të Miçiganit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këta gurë janë formuar gjatë kohës së akullnajave, kur akulli i ka mprehur tehet e ashpra të koraleve dhe i ka hedhur ato në pjesën veriperëndimore (e disa në pjesën verilindore) të gadishullit të Miçiganit.