Lajmet e fundit

Guatemala do të zhvendosë ambasadën në Izrael në Jerusalem, duke u shndërruar kështu në shtetin e parë që ka ndërmarrë këtë veprim pasi SHBA-të paralajmëruan një gjë të tillë.
Ky shtet ishte në mesin e nëntë shteteve që votuan kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara, ku kundërshtohej njohja nga ana e Amerikës të Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.
Kryeministri i Izraelit ka falënderuar presidentin e Guatemalas për këtë vendim, përderisa i njëjti u vlerësua nga palestinezët si “i turpshëm dhe ilegal”. /klankosova.tv/