Lajmet e fundit

Trajneri i Bayern Mynihut, Pep Guardiola ka udhëzuar ekipin e tij të qëndrojë për tokë pavarësisht udhëheqjes prej shtatë pikëvë në krye të tabelës,dhe shkatërrimit që i bëri kundështarit kryesor për titull Borussia Dortmundit me rezultat 5 me 1.
Thomas Muller dhe Robert Lewandowski shënuan nga dy gola secili në derbin e së dielës në Allianz Arena para se Mario Gotze të shënohet në listën e golashënuesve me golin e pestë për skuadrën.
Guardiola ka insistuar se ka ende punë për t’u bërë për skuadrën e tij, pavarësisht rekordit të qind për qind që iu jep atyre avantazh ndaj rivalëve.
“Dua t’i përgëzoj lojtarët. Ne fituam 5-1 por bëmë shumë gabime të cilat duhet t’i përmirësojmë. Jemi të lumtur sepse mposhtëm një nga ekipet më të mira në Europë,” tha Guardiola.
“Askush nuk e ka fituar titullin e kampionit të Gjermanisë ende. Ne duhet t’i mbajmë këmbët në tokë.”