Lajmet e fundit

Shefi i Manchester City’t Pep Guardiola, nuk ka pasur kurrë dyshime për kualitetin e Yaya Toure’s.
Ai thotë se Toure është i gatshëm që ta zëvendësojë Ilkay Gundogan në ndeshjet e ardhshme, pasi ai ka gjurin e lënduar.
33 vjeçari Toure nuk ka luajtur në fazat hapëse të sezonit për shkak të një mosmarrëveshjeje në mes agjentit të tij Dimitri Seluk dhe Guardiolas, mirëpo spanjolli tani thotë se konflikti i përket së kaluarës.
“Ju e dini arsyen se pse Toure ishte jashtë lojës”, ka thënë Guardiola të premten, në një konferencë për shtyp.
“Tani ai po luan ashtu siç di, sikurse e pata njohur në Barcelona. Ai është një lojtar kualitativ dhe s’ka dyshim në aftësitë e tij”, ka pohuar Guardiola, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.